Një 60-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi u rrëzua nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Sipas policisë, 60-vjeçari pësoi dëmtime të rënda, u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë po punohet për të zbardhur edhe rrethanat e ngjarjes.
"Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.", njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente
