Policia e Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Rrugorja e kap të dehur në timon, 55-vjeçarit i gjenden kokainë dhe dy thika gjatë kontrolleve në mjet dhe banesë

18 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:49

  • Share

Tiranë- Një 55-vjeçar u kap nga Policia Rrugore Tiranë i dehur në timon, teksa nga kontrolli i mëtejshëm fizik, i mjetit dhe i banesës, iu zbuluan një sasi droge kokainë dhe dy thika.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, njoftuan sot (18 Shkurt) se arrestuan në flagrancë P. H., 55 vjeç.

“I dyshuari u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dy mjete prerëse”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë, për të verifikuar përfshirjen e tij të mundshme, në ndonjë grup të shitjes së lëndëve narkotike. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?