Tiranë- SPAK vijon marrjen e dëshmive të personave që kanë dijeni në lidhje me vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit të 13 viteve më parë.
Fillimisht në SPAK u paraqit Ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Ai tha se ishte thirrur si person që ka dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues para kryeministrisë.
“Isha thirrur për 21 Janarin si person që ka dijeni. Kam qenë protestues”.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë u pyet dhe çfarë tha, Kaçaj u shpreh:
“Atë që ka ndodhur në protestë, atë që kisha dijeni mbi çështjen. Kam qenë si protestues”.
Në orën 13:00 në SPAK u paraqit dhe ish deputeti i PS-së Armando Prenga. Pas një dëshmie gati 1 orë, edhe Prenga tha se ishte thirrur si person që kishte dijeninë për ngjarjen 'si protesues' i asaj proteste.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se dy hetues të Byrosë Kombëtare të hetimit që po bëjnë seancat e pyetjeve.
Prej ditësh SPAK vijon marrjen në pyetje të protagonistëve të asaj proteste para kryeministrisë, ku 4 protestues opozitarë, (atëherë në opozitë ishte PS dhe në pushtet ishte PD me kryeministër Sali Berishën) u vranë nga Garda e Republikës pa faj.
Një prej të thirrurve ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. SPAK po heton për të zbardhur zinxhirin komandues kush dha urdhër për të ekzekutuar protestuesit.
Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.
Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.
Pas daljes nga godina ai foli shkurtimisht për mediat:
"Isha për 21 Janarin, bëra deklarime çfarë kam parë në atë kohë!".
Mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit” dhe rrethanat e asaj ngjarjeje tragjike.
SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.
Prenga e la mandatin e deputetit në muajin shkurt të vitit 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme. prokuroria e kishte akuzuar në lidhje me formularin e Dekriminalizimit, teksa ish-deputeti dorëzoi më tej në Kuvend mandatin e deputetit.
(Lajmi në përditësim...)