TIRANË- Një arsenal armësh dhe një rast i mbajtjes së minave me telekomandë janë zbuluar nga Policia e Tiranës, ndërsa dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, informoi sot (12 prill 2024) policia e Tiranës. Në pranga janë vënë Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç.
Burime nga Antidroga e Tiranës bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, se Tanka ishte në kërkim prej kohësh në kuadër të operacionit Tempulli 2. Në momentin që Antidroga e lokalizoi, ndërhyri menjëherë për t'a arrestuar, ndërsa ishte i shoqëruar me Turtullin.
Ky i fundit sapo ka parë policinë është larguar me vrap, por është kapur menjëherë nga Antidroga. Gjatë kontrollit i gjetën doza kanabisi me vete, ndërsa në banesë Turtullit efektivët e Trafiqeve i gjetën arsenalin e armëve.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në një garazh në rrugën "Besim Alla" në kryeqytet, janë sekuestruar 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare. Poseduesi i tyre, A.M., është shpallur në kërkim ndërsa policia thotë se minat dhe kapsollat detonatore për llogari të grupeve kriminale. Për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, i identifikuar me inicialet A.M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ervin Turtulli, 45 vjeç dhe Elorjan Tanka, 44 vjeç kanë rënë në pranga e Policisë së Tiranës, pas kontrolleve të ushtruara, ku u janë gjetur arsenal armësh dhe mina me sahat.
Konkretisht Turtulli i janë gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
Në momentin e arrestimit, Turtulli ka qenë me Tankën. Ky i fundit ishte shpallu në kërkim prej mujash në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2.