Tiranë/ Sekuestrohet 2 tonë naftë e kontrabanduar, vihet në pranga 47-vjeçari (VIDEO)

21 Shtator 2022, 11:30| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 12:17

  • Share

TIRANË- Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me naftë të kontrabandë. 47-vjeçari u kap në shtëpinë e tij në Kashar të Tiranës, me 2 mijë litra naftë, të futur në një depozitë metalike dhe bidonë plastikë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, ndërsa në pranga ka rënë 47-vjeçari i identifikuar si Albert Hoxha. Ai kishte si qëllim që ta shiste naftën e kontrabanduar.

Vetëm pak ditë më parë, policia sekuestroi rreth 2 mijë litra kontrabantë në Tiranë, ndërsa në Durrës u kap 2275 ton naftë kontrabandë me anije cisternë që vinte nga Libia në Shqipëri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasoni: 21/09/2022 11:41

    Yyyyy sikur te ishin 2 ton kokaine. Spaska fitur kastrati 300 euro e humbje e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?