Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari

11 Tetor, 09:25| Përditesimi: 11 Tetor, 09:40

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31 vjeçar ditën e sotme, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua 2.1 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Distributed", Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan personin me inicialet H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

“Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?