Tiranë, bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, arrestohet për herë të 3-të përmbaruesi Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi

15 Prill 2022, 09:22| Përditesimi: 15 Prill 2022, 15:13

  • Share

Arrestohet vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat. Fatos Alimadhi, 54 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi kjo është hera e tij e 3-të që arrestohet. Me firmën e tij të përmbarimit ‘Alimadhi SHPK’, ai është arrestuar edhe në 2015 dhe 2018 pikërisht për mashtrim duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Sot Alimadhi është vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi së bashku me dy përmbarues të tjerë kanë firmosur për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë. Nën hetim janë vënë edhe dy kolegët e tij S. D., dhe P. Q., po për shpërdorim detyre.

Por, si arriti të zbardhë këtë skemë krimi ekonomik i Policisë së Tiranës? Historia e ka zanafillën rreth 15 vite më parë. Burime nga policia bëjnë me dije se një person mori në një bankë të nivelit të dytë 380 mijë euro kredi për blerjen e një vile luksoze në autostradën Tiranë-Durrës, e cila ishte në pronësi të ish-presidentit të klubit të futbollit Partizanit, Albert Xhani.

Por pak kohë pasi mori kredi, qytetari humbi jetën aksidentalisht, duke lënë pa shlyer kredinë në bankë. Në këtë rast, këstet e kredisë janë bërë për vite me radhë nga siguracioni i jetës së tij duke shlyer përfundimisht shumën e marrë nga i ndjeri. Ndërsa vila e blerë u shits nga familjarët tek një person i tretë.

Sipas burimeve nga policia, kompania e përmbarimit në pronësi të Fatos Alimadhit, pretendoi se me përllogaritjet e tyre, nuk është janë shlyer rreth 100 mijë euro nga kredia dhe për këtë arsye, në kundërshtim me ligjin, dhe pa vënë në dijeni familjarët e viktimës, i kërkuan bankës së nivelit të dytë ngrirjen e llogarisë bankare të familjes së të ndjerit. Në momentin që kjo gjë është konstatuar nga familjarët, bënë kallëzimin në polici.

Në 2018, përmbaruesi Fatos Alimadhi u arrestuar pasi përfitoi 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti duke shpërdoruar detyrën. Përmbaruesi Alimadhi akuzohej se shiti një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që ai të përfitonte shumën prej 32.255 euro. Në atë kohë Alimadhi iu shmang hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore.

Edhe në 2015 Fatos Alimadhi është arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Ekstrakti i biznesit të Fatos Alimadhi

Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2022 00:30

    Me sa duket akti i arrestimit eshte bazuar ne faktin qe Alimadhi ka shkelur ligjin dhe nuk ka njoftuar familjaret,pra ne teknikalitete.Sa per shumen e pretenduar si e pa paguar akoma,te shohim.Do t'a vertetoje me fakte,apo do t'a /avulloje/ dhe kete dosje.Hetimi do t'a vertetoje kush ka te drejte.

    Përgjigju
  • dulja: 15/04/2022 15:38

    po keta ballistet na hiqen si patriote Memeti ju vinte na hake ketyre plerave

    Përgjigju
  • Genci: 15/04/2022 13:26

    Te mbaje pergjegjesi sektori i licensimit dhe komiteti displinor ne ministri te drejtesise qe lejojne te vazhdoje punet. Ashtu sikunder gjyqtare e prokurore qe lejojne te hyne e dalin kriminele, perserites apo shkeles ligji dhe kryejne perseri krime e shkelje. Ashtu sic duhet te mbaje pergjegjesi KLP per prokurorin qe mbylli dosjen e Lul Bashes per rrugen Durres Kukes per shkaq proçeduriale. Ashtu siç duhet te mbaje Erjon Veliaj per kapercim kompetencash per firmen e licensimit per inceneratorin e tiranes. Keshtu behet vendi, kur funksionaret te kene frike ligjin perpara se te marrin vendime te gabuara dhe te demtojne xhepat e qytetareve qe per shkak te ketyre gabimeve, paguajme ne cdo forme te mundshme me rritje taksash

    Përgjigju
  • Mondi: 15/04/2022 12:42

    Ok.vellai i deputetit( nuk e di pse theksohet) eshte arrestuar si kusar,mashtrues e ku di une , po si ka mundesi qe prape licensohet po nga ministria e drejtesise qe e arreston

    Përgjigju
  • USA , ESKOBAR dhe YURI KIM: 15/04/2022 10:36

    Brenda 2 Javésh pritet tè ARRESTOHET HAJDUTI PÉRBINDÉSH dhe KROKODILI i PASHPIRT Arben Ahmetaj !! LAJMI èshté i KONFIRMUAR brenda AMBASADÈS AMERIKANE . SPAK dhe BKH po e mbajné nè MBIKQYRJE dhe VÉZHGIM 24/7 KRYE HAJDUTIN PESHKAQEN Arben Ahmetin dhe DÉNIMI i tij do tè jeté SHEMBULLOR , pèr KORRUPSION , VJEDHJE , GRABITJE , PLAÇKITJE dhe RRÉNIMIN e JETÈS , tè 3 MILION SHQIPTARÉVE . FUNDI i HAJDUTÈVE tè Politikès KRIMINALE 32 VJEÇARE , do tè jeté i TMERRSHÉM !! MJERÉ MJERÈ HAJDUTÈT me KOLLARE qè kanè futur DUART e NDYRA tek PARATÈ e SHQIPTARÉVE !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?