Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë, sërish në pranga ish-administratori i spitalit gjerman, akuzohet për mashtrim

23 Maj 2018, 09:47| Përditesimi: 23 Maj 2018, 10:41

  • Share

Ish-administratori i spitalit gjerman në Tiranë ka rënë sërish në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim. Për të njëjtën vepër penale ai është prangosur edhe më herët, por ishte lënë i lirë.

Lefter Sulkaj akuzohet se ka mashtruar një numër të madh personash të cilëve iu merrte paratë duke premtuar si do i bënte aksionerë në një biznes. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".

Njoftimi i policise:

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim :

– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?