‘Do të publikoj bisedat’, i riu shantazh një personi në Tiranë pasi i vodhi Instagramin! I kërkon 40 mijë euro, vihet në pranga (VIDEO)

16 Gusht, 13:15| Përditesimi: 16 Gusht, 13:47

  • Share

TIRANË- Një i ri në Tiranë është arrestuar për shantazh, ndërsa ishte gati të përfitonte 40 mijë euro pas kërcënimeve që kishte ushtruar ndaj një personi tjetër se do t’i publikonte bisedat e Instagramit. 35-vjeçari Arion Hyseni u vu në pranga në momentin që do merrte zarfin me euro.

Ai kishte arritur që t’i vidhte Instagramin, të aksesonte bisedat dhe më pas ka kërcënuar personin se do t’i publikojë ato. Se cili është personi i shantazhuar, identiteti i tij ende nuk bëhet me dihet. Por duket se bisedat në Instagram i kishte goxha të rëndësishme sa ishte gati të jepte 40 mijë euro vetëm që të mos shfaqeshin në publik.

Shkëmbimi i parave dhe materialeve duket si një skemë tipike filmash. Do të bëhej orët e vona të natës, i shantazhuari kishte futur eurot në një zraf të bardhë. Në pamje duket se zarfin e kishte lënë mbi një gur, ndërkohë pak më tutje, i riu Arion Hyseni dallohet që në një gur tjetër ka vendosur dy disqe dhe një USB, me materialet që e kërcënonte personin se do të publikojë.

Por pikërisht në këtë moment, kur 35-vjeçari Hyseni mendoi se do të zhvaste 40 mijë eurot, policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij. Policia ka sekuestruar 7 celularë,  2 disqe dhe 1 USB, ndërkohë që ndaj 35-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Në vijim të monitorimit, hetimeve proaktive dhe punës intensive që po kryhen nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për goditjen e krimeve kibernetike, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë nga 31-vjeçari, shtetasi Arion Hyseni, 35 vjeç. Ai dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një shtetas, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.

Kallëzimi për shantazhin është bërë nga vetë personi që i ishte vjedhur Instagrami.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 16/08/2024 18:37

    Sa mir ja kan ber kti zhulsit rrac e felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?