Komisariati nr. 4 në Tiranë

Tiranë/ Shantazhuan dy qytetarë me 1000 euro gjobë, “Xhamlliku” prangos 3 të dyshuarit, dy prej tyre të mitur (EMRI)

2 Shtator, 11:22| Përditesimi: 2 Shtator, 11:28

  • Share

Tiranë- Një grup që shantazhonte për qëllime përfitimi persona të ndryshëm, ka rënë sot (2 Shtator) në prangat e policisë së kryeqytetit.

Komisariati nr. 4 njoftoi se finalizoi operacionin e koduar "Xhamlliku" dhe arrestoi të dyshuarin Lulzim Kërçiku, 20 vjeç dhe dy ndihmësit e tij të mitur, 16 dhe 17 vjeç, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur.

Hetuesit kanë dokumentuar dy nga ngjarjet e kësaj natyre, që kanë për autorë të dyshuar tre të ndaluarit, teksa emrat e të miturve nuk u publikuan për shkak të moshës së mitur.

Akuza ndaj tyre është "shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 Euro”, njoftoi Policia e Tiranës për rastin.

Por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se me çfarë i shantazhonin, nëse kanë qenë foto apo video intime, apo hakërrimet e adresave të rrjeteve sociale. Çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës dhe po verifikohet për ankesa apo denoncime të tjera ndaj këtij grupi.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?