Foto ilustruese

Tiranë/ Sherr me thika në një prej shkollave të kryeqytetit! 14 vjeçari përfundon në spital

12 Nëntor, 10:14| Përditesimi: 12 Nëntor, 10:17

  • Share

TIRANË - Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme në një prej shkollave të kryeqyteti.

E bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’, ku dy 14 vjeçarë janë zënë me thika me njëri tjetrin. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa për 14 vjeçarin tjetër, janë referuar materialet në Prokurori nga Komisariati nr.3 në Tiranë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës "Kolë Jakova" 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?