Policia e Tiranës

Kronikë

Sherr me shkopinj bejsbolli mes të rinjve në Tiranë, njëri qëllon me armë në ajër! 4 në kërkim

11 Qershor, 09:38| Përditesimi: 11 Qershor, 11:02

  • Share

TIRANË- Një sherr mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 qershorit rreth orës 23:00 në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku 5 të rinj janë konfliktuar mes njëri-tjetrit, pas një borxhi të pashlyer.

Gjatë sherrit, njëri prej të rinjve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Një 26-vjeçar, G.K ka mbetur i plagosur dhe wshtë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

4 të rinjtë e tjerë që ishin përfshirë në sherr janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, 26-vjeçari sipas bluve të Tiranës ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen dhe policia thotë se do kryejnë veprimet procedurale në vijim.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?