Kronikë

Sherr pranë zyrës së PSD në Tiranë, thuhen xhamat! Babë e bir në kërkim, gjenden 2 fishekë të paplasur në rrugë! Partia e Doshit: S’ka lidhje me ne

29 Prill, 14:35| Përditesimi: 29 Prill, 16:39

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës u njoftua përmes një telefonate në sallën operative për një konflikt në ambientet e zyrës së partisë së Tom Doshit, PSD te zona e Ali Demit në Tiranë rreth orës 14.00.  Kur policia mbërriti gjeti të thyera xhamat e zyrës elektorale, dyshohet me sende të forta.   

PSD reagoi publikisht duke thënë se incidenti nuk ndodhi brenda zyrës, por pranë ambienteve të tyre. Asnjë anëtar apo simpatizant i saj nuk u përfshi në konflikt – thotë PSD e cila  mohoi që ngjarja të lidhet me aktivitetin e partisë.  Pas dëshmive të mbledhura, policia shpalli në kërkim dy persona, babë e bir, të cilët pas konfliktit ishin larguar me automjet.

Arjan Telhallari dhe djali i tij dyshohet te kenë qenë të armatosur, por pistoleta nuk është përdorur. Në rrugë jashtë zyrës së PSD-së gjetën vetëm dy fishekë të paplasur që mendohet t’i kenë rënë të dyshuarve.

Ende nuk janë të qarta motivet e këtij konflikti pranë zyrës elektorale. Burimet thonë se i riu në kërkim më herët të jetë konfliktuar me një person dhe pas sherrit të ketë thërritur babanë. Policia thotë se vijon hetimet për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.  

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Ora 16:21
Sherri në zyrën elektorale në ‘Ali Dem’/ Reagon PSD: Nuk ka lidhje me aktivitetin tonë politik

1745936628_aweggagh.JPG

Partia Socialdemokrate ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas PSD-së, ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin politik të partisë. Ata shprehen se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të zyrës dhe se asnjë anëtar nuk është përfshirë në konflikt.

"Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi” nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat."-reagimi i PSD-së.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 29/04/2025 15:11

    Rilindja e rames me shoke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?