Foto ilustruese

Tiranë/ Sherr mes të rinjve, goditen me dërrasa e hekur vëllezërit binjakë

2 Qershor 2020, 09:29| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 09:38

  • Share

TIRANË- Dy të rinj, vëllezër binjakë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dy vëllezërit I.S dhe E.S 32 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital pasi janë goditur me sende të forta, derrasa e hekura pas një konflikti të çastit.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive ende të paditura. 

Njoftimi i policisë
Me datë 02.06.2020, rreth orës 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta  janë konfliktuar me sende te forta, dy vëllezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç,  me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit janë dëmtuar me sende te forta dy vëllezërit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  Me ardhjen e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?