Tiranë- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi kanë dhunuar fizikisht një 39- vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, në pranga janë vënë personat me inicialet B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç.
Po ashtu, blutë e kryeqytetit referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, ndërkohë nga ky sherr është lënduar edhe një 29 vjeçar që ndërhyri.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin', thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
