Lorenc Telhallari 24-vjeçari i cili u përfshi në një sherr pranë zyrës së PSD më 29 prill te zona e Ali Demit është vendosur në pranga nga policia e Tiranës.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem”njoftoi sot policia.
Kujtojmë se sherri mes Lorenc Telhallarit dhe një personi tjetër, fillimisht nisi në një lokal ‘333’ pranë zyrës së PSD për një borxh bastesh. Pas sherrit, Lorenc Telhallari u përfshi sërish në sherr bashkë me të atin Arjan Talhellari. Ky i fundit gjithashtu i kapur nga policia kishte edhe armë me vete -të cilën sipas policisë nuk e kishte përdorur.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni për kapjen e personave në kërkim kanë rënë Julian Hasa, Denard Buci dhe Svjetllana Jakupi.
Gjykata e Lartë e ka dënuar Julian Hasën me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Denard Buci është dënuar nga Gjykata e Tiranësme 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim.
Kurse Svjetllana Jakupit Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj, bazuar në një plan masash të hartuar për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe si rezultat kanë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas që ishin në kërkim, konkretisht:
Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasen kosovare S. J., pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet më tej në njoftim.
Komente
