Tritan Guni dhe Bukurije Guni

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT + FOTO)

26 Qershor, 12:34| Përditesimi: 26 Qershor, 13:49

  • Share

Një rast i shfrytëzimit të shtetasve të huaja për prostitucion është goditur nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë një 29 vjeçar, Tritan Guni, ndërsa në kërkim është shpallur e motra e tij e përfshirë Bukurije Guni, 36 vjeçe.

Motër e vëlla dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte shtetaset e huaja të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeç dhe 25 vjeçe kundrejt përfitimeve monetare. 3 prej të huajave janë pre Kazakistani ndërsa më e vogla nga Kolumbia, pjesë e grupit 'Escort Tirana'.

Tritan Guni u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shrytëzonte për prostitucion.

Motër e vlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni. Ata kishin dhe një faqe me emrin eskorta Tirana ku reklamimin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia. Vajzat që vinin në Tiranë dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient. Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.

'Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen B. G., 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare. 

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases B. G.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gezimi: 27/06/2024 05:32

    Po edhe Bukurija punonte. I am paguar une150 euro per nje ore

    Përgjigju
    • Laje o gzim: 01/07/2024 00:01

      Po bravo o gzim e paske la ti boss i madh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?