Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Shfrytëzonte fëmijën e mitur për të lypur, nën hetim 25 vjeçarja

25 Tetor 2024, 10:19| Përditesimi: 25 Tetor 2024, 10:21

  • Share

TIRANË - Një 25 vjeçare është në hetim pasi shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur.

25 vjeçarja M.D., u konstatua në rrugën e Elbasanit së bashku me fëmijën e mitur 1 vjeç e gjysmë të cilin e kishte nxjerrë për të lypur.

Nëna e fëmijës është në hetim për veprën penale ‘Keqtrajtimi i të miturve’.

'Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen M. D., 25 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirane: 25/10/2024 11:07

    Shfrytezimi i te mirurve ne Tirane eshte per te vene duart ne koke!!! Gjithandej femije qe lypin dhe tani u japin dhe trendafila sikur jane duke shitur. I sjellin me makine ne qender ose sheshi nene tereza dhe i leshojne te shkretet!! Dhe ne mesnate i shikon vajza te vogla qe rrine rrugeve te lokaleve. Te dhimbsen dhe te gjitha e kane nje person qe i ndjek ne distance! Eshte kthyer tirana ne qytet lypsash plot me femije dhe asnjerit nuk i ben pershtypje! Per te ardhur keq!

    Përgjigju
  • ndergjegjia: 25/10/2024 10:26

    po shyqyr qe filluat te beheni me humanitar se po kujedeshit me shume per qent e rruges se sa femijet qe i nxierin rugeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?