Tiranë/ Shisnin doza kanabisi në Kombinat, arrestohen 4 shpërndarësit (EMRAT)

1 Qershor, 14:18| Përditesimi: 1 Qershor, 15:29

  • Share

TIRANË – Katër persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi u kapën me doza kanabisi të cilat dyshohet se i kishin për t’i shitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se të arrestuarit janë Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani.

Gjatë kontrollit fizik në rrugën "Fabrika e Qelqit" ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

"Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Fabrika e Qelqit", dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje",-njofton policia,

Po ashtu blutë shprehen se 4 spaçatorët shisnin doza kanabisi në zonën e Kombinatit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?