Paratë, lënda e sekuestruar dhe armë të ftohta

Kronikë

Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)

24 Janar, 14:53| Përditesimi: 24 Janar, 15:07

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar dy 21-vjeçarë pasi gjatë kontrolleve të kryrera gjetën një sasi kokaine, kanabisi dhe një shumë të kosiderueshme parash.

Ndërkohë një 24-vjeçar dhe në 38-vjeçarë do të hetohen në gjendje të lirë.

Samuel Malo, u arrestua në rrugën “Fran Bardhi”, ndërsa Klajdi Hysa u kap teksa po qëndronte në një makinë të parkuar së bashku me dy persona të tjerë.

Blutë e kryeqyetit përveçse sekuestruan lëndën narkotike, gjithashtu sekuestruan edhe 200 euro e 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e kësaj lënde, si dhe 6 armë të ftohta.

"Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore:

shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin Samuel Malo, 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;

shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Hysa., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?