Armët e sekuestruara

Kronikë

Tiranë/ Shisnin kokainë dhe hashash në kryeqytet, arrestohen 2 shokët! Dozat i përgatisnin në ambientin e kthyer në laborator, sekuestrohen dhe armë

28 Gusht, 13:45| Përditesimi: 28 Gusht, 13:53

  • Share

Tiranë- Dy të rinj të dyshuar si pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit në kryeqytet, u arrestuan nga Policia.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan doza me lëndë narkotike, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive.    

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga. Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit -E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thanë burime zyrtare.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike dhe armë që u sekuestruan si prova materiale.

Nga hetimet dyshohet se të rinjtë, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga 43-vjeçari dhe më pas i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?