Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona

7 Mars, 16:07| Përditesimi: 7 Mars, 16:16

  • Share

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në makinë dhe në banesat e tyre, u gjet kanabis dhe kokainë me qëllim shitjen.

Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi personin me inicialet G. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine dhe një sasi kanabisi, të siguruara me qëllim shitjen.

‘Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi A. H., 26 vjeç, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për pasagjeren në këtë automjet, shtetasen V. C., 33 vjeçe’, njoftoi sot policia.

Policia ka sekuestruar edhe dozat e lëndëve narkotike dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?