Tiranë-Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Tiranës pasi merreshin me shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.
Sipas njoftimit të policisë, 66-vjeçari banues në kryeqytet u kap në Shkozë, ndërsa tjetri 36-vjeç banues në Malësi të Madhe, u arrestua në rrugën “Studenti”.
Ndërkohë nën hetim është bashkëshortja e 66-vjeçarit, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Butë informojnë se gruaja në momentin që pa oficerët ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza kokainë.
Në bazë të kontrolleve të kryera blutë sekuestruan doza kokaine, 28 700 euro dhe 600 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën kapur në Shkozë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. B., 66 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, 8000 euro dhe 600 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 66-vjeçarit, shtetasen Sh. B., pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë që kishin shkuar për kontroll, ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe arrestuar shtetasin R. D., 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën “Studenti” shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 20 700 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
