Kronikë

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

26 Dhjetor, 10:27| Përditesimi: 26 Dhjetor, 10:36

  • Share

TIRANË - Policia ka shtuar masat për parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike këtë fundvit. Një 46 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi shiste fishekzjarre dhe lëndë të ndryshme piroteknike në rrugën 'Ali Shefqeti'.

Ai u konstatua nga efektivët e komisariatit nr.1, teksa ndaj S.A., 46 vjeç nisi hetimi në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar prokurorisë.

Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin përdorimin e fishekzjarreve dhe lëndëve piroteknike, pasi rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike. 

'Procedohet penalisht 46-vjeçari, sekuestrohet një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.

Në vijim të  kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.

Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas  dhe materialet iu referuan Prokurorisë.', njofton policia.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?