Tiranë- Pronari i një karburanti në Paskuqan ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë.
Në njoftimin zyrtat uniformat blu bëjnë me dije se kanë bllokuar subjektin në pronësi të Bashkim Maçit - në rrugën “Hasan Zylfia”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje.
Gjithashtu, u bllokua ky subjekt, deri në verifikimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
