Kronikë

Tiranë/ Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 25-vjeçari

25 Prill, 14:05| Përditesimi: 25 Prill, 14:12

  • Share

Tiranë- Një 25-vjeçar i cili shiste kanabis të ndarë në doza është arrestuar në flagrancë nga blutë e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të policisë i riu i përgatiste dozat në banesën e tij në Kamëz dhe më pas i shiste në zonën e Kombinatit.

Lënda narkotike dhe makina e 25-vjeçarit u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 25 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi kanabisi, e ndante në doza, në banesë, dhe i shiste ato në zona të ndryshme në Kombinat. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?