Tiranë-Një 27-vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga pasi shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura, në dyqanin e tij.
“Në vijim të veprimeve, shtetasi N. X., 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, informoi sot policia.
Sipas njoftimit të bluve gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike.
Operacioni u kodua “Brand”.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.