Foto ilustruese

Tiranë/ Shitje droge, vjedhje dhe thyerje e masës së Gjykatës, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet

21 Shtator, 11:12| Përditesimi: 21 Shtator, 11:15

  • Share

Tiranë- Pesë persona janë arrestuar brenda pak orëve në kryeqytet nga Policia e Tiranës, mes të cilëve dy për akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës, dy për vjedhje dhe i fundit për thyerjen e masës së sigurisë së gjykatës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve bënë me dije sot (21 Shtator), se arrestuan 40-vjeçarin me inicialet A. H., dhe J. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrolleve fizike shërbimet i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis”, konfirmoi policia.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në një lokal dhe ata të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan K. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi “dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë”.

I fundit është prangosur nga policia e kryeqytetit edhe Sh. Gj., 40 vjeç, pasi akuzohet se ka shkelur masën e sigurisë "arrest në shtëpi" që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?