Tiranë-Gjashtë persona janë vendosur në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
I riu me inicialet A. V., 24 vjeç, banues në Tiranë i është caktuar masa "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
38 vjeçari K. M., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
60 vjeçari, banues në Bruk, Vorë, akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 130/a dhe 197 i Kodit Penal. Burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Ndërkohë policia rrugore arrestoi edhe 2 persona pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.
- J. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
- E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.