Foto ilustruese

Tiranë/ Shkelën masat anti-COVID, gjobiten dy pronarë lokalesh

8 Shkurt 2021, 12:39| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 12:41

  • Share

Dy lokale janë gjobitur nga policia e Tiranës pasi ato shkelën masat kufizuese të koronavirusit.

Për pasojë, dy administratorët e këtyre lokaleve u ndëshkuan nën masën 1.000.000 lekë.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy lokale nën administrimin e shtetasve me iniciale D.Z. dhe M.K.  pasi është konstatuar se ka pasur grumbullim të shumë personave në kundërshtim me masat kufizuese anti-COVID.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?