Tiranë-Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit.
Një makinë është përplasur me barrierat mbrojtëse pasi dyshohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
