Kronikë

Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me barrierat mbrojtëse te mbikalimi i Paskuqanit

6 Shtator, 07:11| Përditesimi: 6 Shtator, 07:18

  • Share

Tiranë-Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit.

Një makinë është përplasur me barrierat mbrojtëse pasi dyshohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?