Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri

13 Mars, 16:12| Përditesimi: 13 Mars, 16:17

  • Share

Tiranë- Një 41-vjeçare është arrestuar nga Policia Rrugore pasi ka shkaktuar aksident, duke drejtuar në gjendje të dehur makinën.

Specialistët e qarkullimit rrugor njoftuan se prangosën P. S., e cila humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me 2 të tjera, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar. 

“Automjeti që drejtonte kjo shtetase, në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha policia.

Në pranga ra edhe A. K., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me murin rrethues të një ndërtese. Nga përplasja janë dëmtuar 19-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, O. L., 20 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?