Policia e Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Shpërndanë në rrjetet sociale një video personale të një vajze, arrestohet i riu dhe merret nën hetim 16-vjeçari

26 Shtator, 14:28| Përditesimi: 26 Shtator, 14:31

  • Share

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës.

Policia bën me dije se i riu, së bashku me një 16-vjeçar, i cili është marrë nën hetim, kanë shpërndarë në rrjete sociale një video personale të një shtetaseje.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan shtetasin S. Sh., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërndarë në rrjete sociale një video personale të një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?