Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Shpërndanin kanabis në lokal, në pranga pronari dhe kamarieri! Sekuestrohen 338 gramë kanabis

21 Nëntor 2020, 14:30| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 14:33

  • Share

TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë përshtatur një lokal për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar 49-vjeçarin me iniciale I.D. pronari i lokalit në zonën e "Komunës së Parisit" si dhe një 25-vjeçar me iniciale O.N., punonjës në këtë subjekt.

Sipas policisë, ata shpërndanin lëndë narkotike për klientët. Autoritetet kanë sekuestruar 338 gramë kanabis, një shumë parash dhe 4 aparat celularë.

Gjithashtu nën hetim janë 4 persona, klientë të këtij lokali të cilët janë kapur duke konsumuar lëndë narkotike.

"Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular" - njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?