Dozat e sekuestruara

Tiranë, shpërndante doza kanabisi në Kombinat, vihet në pranga 31-vjeçari

18 Mars, 11:22| Përditesimi: 18 Mars, 11:26

  • Share

TIRANË - Vijon megaoperacioni ‘Tempulli 2’ në mbarë vendin. Në kryeqytet shërbimet e Komisariatit nr.6 vunë në pranga një 31-vjeçar dhe sekuestruan disa doza narkotike kanabis gati për shitje. E.N., banues në Tiranë, shiste lëndë narkotike në doza në zonën e Kombinatit.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të  megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në Kombinat, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.'  thuhet në njoftimin e policisë.  

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Kombinat, kapën shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë. 

Pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore shërbimet e policisë organizuan punën dhe vunë në pranga 31-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?