Kronikë

Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)

25 Janar, 17:00| Përditesimi: 25 Janar, 19:34

  • Share

Tiranë- Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Aksioni është kryer në zonën e “Astirit” pas informacioneve të marra në rrugë operative, kurse në pranga ka rënë i dyshuari E. B., 29 vjeç, banues në kryeqytet, i cili u kap në flagrancë.

Sekuestrohen dy pako me kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kanabisi, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

“Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik, kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore  që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet do thellohen më tej nga Prokuroria e Tiranës për aktivitetin e paligjshëm dhe bashkëpunëtorët, teksa akuza e ngritur është “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?