Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Tiranë/ Furnizonte Bllokun me drogë, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)

31 Gusht 2019, 10:07| Përditesimi: 1 Shtator 2019, 11:50

  • Share

TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar pas shpërndante drogë në kryeqytet me motor.

Operacioni për kapjen e Agim Hoxhës është bërë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, i cili u kap flagrancë me një sasi kokaine me vete prej rreth 306 g kokainë. Hoxha nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Bëhet e ditur se 45-vjeçari është arrestuar në prill të vitit 2015 me 104 gr kokainë me vete dhe në banesë.

Gjithashtu Hoxha, njihet dhe më parë si shpërndarës kokaine në lokalet në zonën e bllokut në kryeqytet. Bëhet e ditur se arrestimin e ka bërë Komisariati numër 3, por me çështjen e tij po merret antidroga.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?