Kronikë

Tiranë/ Shpërndante kokainë tek Fresku dhe Xhamlliku, arrestohet 28 vjeçari (EMRI+VIDEO)

25 Tetor 2024, 09:52| Përditesimi: 25 Tetor 2024, 10:21

  • Share

TIRANË - Një 28 vjeçar është arrestuar në Tiranë në rrugën Xhanfize Keko pasi ishte shpërndarës kokaine në zonat e Freskut dhe Xhamllikut.

Policia kishte informacione për 28 vjeçarin Klevis Tajku, dhe e ndaluan teksa po qarkullonte me automjet.

Në momentin e ndalimit iu gjet një sasi lënde narkotike kokaine me peshë 250 gramë e ndarë në doza gati për shitje.

'Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën "Xhanfize Keko".

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?