Tiranë- Një 28-vjeçar është vendosur në pranga pasi shpërndante video me përmbajtje pornografike me të mitur në rrjetet sociale.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se Krimi Kibernetik ka arritur që të zbardhë aktivitetin pornografik ku ishte përfshirë i arrestuari me inicialet E.H.
Në celularin e tij janë gjetur video pornografike me të mitur, konkretisht video ku kryejnë marrëdhënie seksuale dy të mitur, djalë dhe vajzë, të moshës 9 ose 10 vjeçare. Ndërsa në një video tjetër duket një i mitur dhe një në moshë madhore, duke kryer marrëdhënie.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, raporton se i arrestuari dyshohet se i ka filmuar këto skena dhe më pas i kishte shpërndarë në rrjetet sociale, kryesisht WhastApp dhe Instagram. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
"Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive, në funksion të hetimeve të një procedimi penal, i cili ndiqej me metoda speciale të hetimit, pas analizës të interceptimeve të impulseve dhe qelizave elektronike, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:
E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Pornografia me të mitur", parashikuar nga neni 117/2/3 i Kodit Penal.
Ky shtetas, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale "Instagram" dhe "WhatsApp", dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.
Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë".
E tmerrshmeeeeeee..... Duhen hetuar kush i ka bere videot, pse,kujt ia ka derguar, a jane publikuar/shitur edhe ne site interneti te rrjeteve pedofilike......Viktimat duhen gjetur per te mbledhur me tej informacion por shpresoj qe viktimat mos publikohen me emer e figure neper media te ndryshme....
Përgjigju