Kronikë

Tiranë/ Bombola e gazit e harruar hapur rrjedh gjatë natës, shpërthen sapo hapet dera...plagoset pronarja dhe dy punëtoret (VIDEO)

15 Janar 2020, 07:50| Përditesimi: 15 Janar 2020, 12:29

  • Share

TIRANË- Një gabim njerëzor për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi ditën e sotme. Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 07:25 teksa pronarja dhe dy punonjëset po hynin në byrektoren ku punonin, sapo kanë hapur derën ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm nga trysnia e gazit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bombola e gazit në këtë byrektore ishte harruar hapur që ditën e djeshme ndërsa gjatë natës, gazi ka rrjedhur duke u përhapur në të gjithë ambientin. Sapo dera është hapur nga pronarja, gazi nga trysnia e lartë ka shpërthyer, duke lënë të plagosur vetë pronaren Klodiana Simeci si dhe dy punëtoret e saj Artiana Mesi dhe M.P.  

Shpërthimi ka krijuar dëme të shumta materiale ndërsa zhurma ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët. Fatmirësisht pronarja dhe dy punëtoret e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Ora 11:05
Detajet nga shpërthimi në Yzberisht, pronarja djegie në masën 20-25% të trupit

1579082618_shperthimi.jpg
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në byrektoren sot në Yzberisht. Punëtorja e byrektores, Ardiana Mesi ndodhet tek Trauma ndërsa pronarja Klodiana Simeci tek Pavioni i Djegies ne QSUT. Bëhet e ditur se Ardiana Mesi është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë po vijon konsultat pasi ka lëndime ne pjesën e syrit.

Ndërkohë për Klodiana Simecin po kryhen te gjitha ekzaminimet e nevojshme. Ajo ka pësuar djegie në masën 20-25% të trupit dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 15/01/2020 13:37

    Pushtet amatoresk i pa përgjegjshëm...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?