Policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit tek zyra noteriale e Esmeralda Dautit, ngjarje e cila ndodhi më 30 janar të këtij viti në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Paulin (Pavlin) Kola ka rënë në prangat e policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Më herët për këtë ngjarje kanë rënë në pranga Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Pasi vendosën lëndën plasëse në derën e noteres, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamurajt.
Më pas e kanë braktisur atë në zonën e Liqenit të Farkës dhe janë larguar me automjetin e Korrado Katanas, tip ‘Audi’.
Noteria është në pronësi të Esmeralda Dautit dhe për fat të mirë u regjistruan vetëm dëme materiale. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit e Komisariatit nr. 2 shfaqet të paktën një person, i kamufluar mirë për të fshehur fytyrën dhe me kapele, i cili afrohet, lë lëndën plasëse dhe largohet.
Duhet te denohen per terrorizem keta qe ta kuptojne te tjeret sepse eshte vertet nje akt terrorist dhe duhet denim maksimal
Përgjigju