Foto ilustruese

Tiranë/ Shpërthim i fuqishëm te ‘Don Bosko’, thyhen xhamat e katit të tretë të banesës private! S’ka të lënduar, hetim nëse është lëndë plasëse apo fishekzjarr

6 Nëntor, 20:37| Përditesimi: 6 Nëntor, 22:24

  • Share

Tiranë- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 20:00 në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Dyshimet e para të policisë janë se ka qenë pranë një vile në rikonstruksion.

Shërbimet e policisë thanë se po punojnë për sqarimin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?