Kronikë

Shpërthim tritoli në derën e lokalit në Tiranë, shkak dyshohen përplasjet për drogë në Gjermani! Pronari: S'kam konflikte (VIDEO)

18 Korrik, 08:38| Përditesimi: 18 Korrik, 16:02

  • Share

TIRANË- Ora shënonte 03:45. Persona ende të paidentifikuar, arritën të vendosin rreth 20 gramë tritol, pranë derës hyrëse në këtë lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Dy kamera që lokali ka, nuk kanë DVR për të rikthyer imazhin, çka e bën të vështirë punën për hetuesit në identifikimin e autorëve të dyshuar.

Për të ndihmuar në këtë, janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve të tjera aty pranë, për të parë mundësinë nëse mund të dalë ndonjë gjurmë e të dyshuarve.

Pronari i lokalit, Arbër Sinani, thotë se nuk ka asnjë ide, se kush mund ta ketë vendosur lëndën shpërthyese në derë. Pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal. Megjithatë, në Gjermani, ku ka jetuar disa kohë, Arbër Sinani dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në paligjshmëri dhe përplasjet me persona të tjerë për drogën.

Hetuesit mendojnë se këtu mund të fshihet edhe motivi për vendosjen e eksplozivit.

Nga shpërthimi, pësuan dëme të vogla materiale dhe 2 biznese ngjitur me lokalin, një berberhane dhe parfumeri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban Lohja: 18/07/2025 11:27

    Shiko ku e ke bere golin aty e ke , se vini jasht beni gola edhe pastaj pefundoni ne trotuare si legena shqetesoni edhe popullsine e pafajshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?