Tiranë - Një sasi e vogël lënde eksplozive ka shpërthyer në derën e një lokali në 'Rrugën e Durrësit', në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:45) në lokalin e Arbër Sinanit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Nga shpërthimi kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy biznese të tjera që ndodhen pranë lokalit ku ishte vendosur lënda eksplozive.
Pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij.
Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë. Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal.
Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.
Dy kamera sigurie që janë në lokali, nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.
Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera përreth për të ndihmuar grupin hetimor.
Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente

Shiko ku e ke bere golin aty e ke , se vini jasht beni gola edhe pastaj pefundoni ne trotuare si legena shqetesoni edhe popullsine e pafajshme
Përgjigju