Vendi ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit në Fast-Food

Kronikë

Tiranë, shpërthimi i bombolës në Fast Food, ndërron jetë pronari

9 Prill 2018, 10:17| Përditesimi: 10 Prill 2018, 10:31

  • Share

Ka ndërruar jetë pronari i Fast-Foodit që shpërtheu si pasojë e një bombole gazi/ Shkëlqim Plaku, 50-vjeç nuk ka mundur tju mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Mëngjesi i djeshëm ishte tronditës për zonë e ish-bllokur pasi një bombol gazi shpërtheu në një Fast-Food.

Shpërthimi ka ndodhur kur pronari i fast food ka hapur dyqanin në mëngjes.

Dyqani ishte mbushur me gaz dhe në momentin kur ai ka hyrë brenda ka ndodhur shpërthimi, duke e lënë të plagosur.


Viktima Shkëlqim Plaku

Rrjedhja e gazit në dyqan ka ndodhur gjatë natës dhe si pasojë e shpërthimit të mëngjesit të sotëm ka patur dëmtime të vogla materiale edhe në një pjesë të bizneseve pranë shpërthimit.




(Vendi ku ndodhi shpërthimi i bombolës së Fast-Foodit dje)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?