Tiranë/ Shpërthimi te Noteria në ish-Bllok ishte porositur! 3 në pranga, 2 në kërkim! Po punohet për të zbuluar porositësin

5 Shkurt, 11:15| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:13

  • Share

Tirane- Zbardhen autorët e tritolvënies në zyrën e noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit ndodhur më 30 janar 2024 në rrugën “Perlat Rexhepi”, në zonën e ish bllokut në Tiranë. Shpërthimi i ndodhur në orën 04:10 minuta të mëngjesit të asaj dite shkaktoi dëme materiale jo vetëm noterisë por dhe bizneseve ngjitur.

Gjashtë ditë më pas drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj doli sot në një konferencë për median për të informuar se dje (4 shkurt 2024) u arrestuan 3 autorë, ndërsa u shpallën në 2 bashkëpunëtorë të tyre.

Të arrestuar janë
Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër
Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës
Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Arrestimi i tyre u krye nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”. Para gazetarëve drejtori Vocaj informoi se ngjarja është dokumentuar me prova ligjore dhe zbulon si kanë vepruar.

 “Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana” u shpreh Vocaj

Bëhet fjalë për një krim me pagesë

"Nga hetimi i deritanishëm dhe analiza e autorëve ka rezultuar se kanë kryer këtë kundrejt pagesës vijon puna hetimore për të evidentuar porositës" tha drejtori i policisë Tonin Vocaj.

Nga pamjet e Report Tv të asaj dite shiheshin dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe një makinë që ka qenë e parkuar aty pranë.

Policia ka krijuar bindje të bazuar në prova se i njëjti grup autorësh, përfshirë dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, fshihet edhe pas vendosjes së tritolit në një lokal te Komuna e Parisit më 5 tetor të vitit 2023.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?