Kronikë

Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis

19 Mars, 08:22| Përditesimi: 19 Mars, 12:29

  • Share

LAKNAS- Dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, kishin kthyer një banesë në Laknas në shtëpi bari. Të kthyer nga Anglia, një vend ku shumë shqiptarë përflitet se shkojnë për të punuar në shtëpi bari, dy vëllezërit erdhën sërish në atdhe dhe katin e dytë të banesës e kishin kthyer në shtëpi bari. Pamjet tregojnë banesën e përshtatur me pajisje të posaçme për kultivimin e lëndës narkotike, por dallohet edhe ambienti i mbushur plot me kanabis i gjithi në proces kultivimi.

Operacioni i koduar ‘Llamba’ çoi në pranga jo vetëm dy vëllezërit nga Anglia, por edhe punonjësin e OSHEE, Endrit Paja, 29 vjeç. Ky i fundit për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ky mësyn në 'shtëpinë e barit' të pajisur me mjetet më të sofistikuara për kultivim, teksa gjeti edhe drogën e mbjellë dhe një sasi të paketuar dhe përpunuar, në katin e dytë të vilës trekatëshe të familjes.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim. Mes sekuestrimeve edhe bokse muzike për të shmangur zhurmat e aktivitetit dhe aspiratorë për të larguar aromën.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

1742379796_shkelqimmatraxhifatmirmatraxhi.jpg

Fatmir dhe Shkëlqim Matraxhi
Ora 11:26
FOTOT dhe PAMJET e 2 vëllezërve Matraxhi nga ‘vila e barit’ në Laknas! Pajisjet më moderne, e 'rrisnin' hashashin me muzikë! U kthyen nga Anglia

Dalin pamjet e reja nga vila e kthyer në ‘shtëpi bari’ në Laknas dhe dy vëllezërit e arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme (19 mars) gjatë operacionit të koduar “Llamba”. Të arrestuarit janë Shkëlqim Matraxhi, Fatmir Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, si dhe Endrit Paja, 29 vjeç. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ky mësyn në 'shtëpinë e barit' të pajisur me mjetet më moderne. Vëllezërit Matraxhi ishin kthyer nga Anglia dhe ishin të skeduar për këtë aktivitet.

Report Tv dhe gazetari Sokol Dema kanë siguruar pamjet e reja dhe fotografitë e të dyshuarve. Kati i dytë i vilës trekatëshe ishte kthyer në fermë kanabisi me mbi 20 rrënjë të mbjella, të tjerat të thara e paketuara si dhe një sasi e përpunuar.

Pranë tyre pajisjet më të sofistikuara, pasi të dyshuarit besohet se kishin eksperiencë të mëparshme në këtë aktivitet të paligjshëm, aspiratorë dhe freskuese për të larguar aromën. Gjithashtu edhe bokse për të vendosur muzikë me zë të lartë, që të mos binte në sy aktiviteti i paligjshëm. Në FOTO janë dy vëllezërit Matraxhi të arrestuar, teksa hetimet i ndjek Prokuroria e Tiranës.

1742379796_shkelqimmatraxhifatmirmatraxhi.jpg

Fatmir dhe Shkëlqim Matraxhi

“Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim. Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim. Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç. Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112”, njoftoi Policia e Tiranës.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull i thjeshte: 19/03/2025 13:41

    Nga njera ane Kryeministri i fton emegrantet qe te kthehen dhe te "investojne eksperiencen" qe kane marre ne emigrim, nga ana tjeter dergon inspektoret dhe i arrestojne. Ketu ka tradhti burra.

    Përgjigju
  • Halim tulla: 19/03/2025 12:36

    Qenkan dhe mjekrrosha. Duhet te jete hallall hashash

    Përgjigju
  • emigranti: 19/03/2025 12:23

    u ka thene km Rama te kthehen dhe te investojne ne Shqiperi ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?