Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ S’i dha akses banores për ashensorin dhe punësoi pa regjistruar administratorin, nën hetim kreu i Asamblesë së Banorëve të pallatit

24 Korrik, 14:28| Përditesimi: 24 Korrik, 14:29

  • Share

Tiranë- Kryetari i Asamblesë së Banorëve të një pallati në Tiranë është marrë nën hetim nga Policia, pasi akuzohet se ka bërë vetëgjyqësi duke mos i dhënë akses për përdorimin e ashensorit një banoreje,l si dhe ka punësuar pa e regjistruar administratorin e këtij pallati.

I dyshuari është 45-vjeç, që po hetohet në gjendje të lirë.

“Referuam materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për G. D., 45 vjeç, me detyrë Kryetar i Asamblesë së Banorëve të një pallati, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk i ka dhënë akses në përdorimin e ashensorit, një banoreje të pallatit. Gjithashtu, ai dyshohet se ka punësuar pa e regjistruar, administratorin e këtij pallati”, njoftoi policia e kryeqytetit.

Dosja për këtë rast i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • budalli lart: 24/07/2025 15:04

    TRECEREKU I TIRANES ESHTE ME ASGHENSOR TE MBYLLUR...NDERSA NESTI ANGONI BEN LIGJ ANTIKUSHTETUES DUKE BLLOKUAR TRANSAKSIONE PASURISH PA PAGUAR PALLATIN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?