Kronikë

Tiranë/ Tabakinoja ‘shënjestër’ e grabitjeve, arrestohen 2 ‘skifterët’! 2 të tjerët nën hetim (VIDEO)

17 Korrik, 13:13| Përditesimi: 17 Korrik, 13:38

  • Share

Tiranë- Dy persona janë arrestuar dhe dy të mitur do të hetohen në gjendje të lirë pasi grabitën një tabakiono brenda dy ditëve në kryeqytet.

Erjon Selmanaj dhe Alkeo Abedini në bashkëpunim me dy të rinjtë e tjerë vodhën artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur katër djemtë fillimisht qëndrojnë përballë tabakinos dhe më pas hyjnë brenda saj për vjedhur. 

Pas vjedhjes shihet sesi të rinjtë ecin të qetë rrugëve të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?